TIRANE – Avokati i Popullit, Igli Totozani ishte pasditen e sotme në Shkozë, për ta parë nga afër situatën e romëve që mbeten në qiell të hapur, pas djegies së barakave të tyre.

Në një prononcim për mediat, Totozani theksoi domosdoshmërinë që 9 familjeve rome t’u sigurohet në mënyrë emergjente një strehë e përkohshme dhe më vonë të zgjidhet përfundimisht problemi i strehimit të tyre.

“Nuk mbështesim asnjë akt si ky që pamë këtu, thyerje xhamash apo akte violence. Këtë po ua kërkojmë dhe publikisht qytetarëve romë që janë këtu. Duhet urgjentisht të tërhiqen nga çdo iniciativë që për Avokatin e Popullit është e paligjshme. Kemi vite të tëra që ndërtojmë rekomandime për këtë gjë. Për rastin konkret tre janë gjërat imediate, të distancohen menjëherë nga aktet e dhunës. Së dyti një strehim i përkohshëm emergjent për 9 familjet që kanë mbetur në qiell të hapur. Së treti është rekomandimi i vazhdueshëm dhe i përhershëm i Avokatit të Popullit, zgjidhje e përhershme e strehimit për qytetarët romë”- deklaroi Totozani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: