Në Drenie të Patosit vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit.
Në terren janë angazhuar 30 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Kjo vatër zjarri është aktive prej disa ditësh dhe për shkak të intesitetit të martën u desh edhe ndërhyrja nga ajri me dy avionë.
