Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka reaguar për zjarret në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Ai thotë se tymi e bloza e lëshuar nga flakët është në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Baçi nënvizon se pushteti lokal e ai vendor nuk po e rikuperojnë situatën, ndërsa plehrat vijojnë ende të digjen.

Ai i bën thirrje qytetarëve fierakë të reagojnë, e të kundërshtojnë me forcë këtë sjellje të qeverisë.

Postimi i Luan Baçit:

Fieri sot!

Tym, bloze, flake, katastrofe mjedisore, dem i pa rikuperueshem per shendetin e qytetareve
Papergjegjshmeri totale, vjedhje, abuzime, krim mjedisor!

Asnje reagim nga institucionet pergjegjese!
Bashkia hesht, Prefektura nuk ekziston, Prokuroria eshte me pushime, KM eshte ne delir!

Ka vite te tera qe te ashtuquajtura fusha e plehrave te ” vija e Ngjales” ne Fier grumbullon dhe djeg mbeturinat qe grumbullohen nga qyteti!
Megjithese akordohen para te shumta te taksapaguesve Fierake, behen tendera me shuma marramendese, ndertohet incineratori i famshem korruptiv, mbeturinat vazhdojne te digjen, per te pastruar vendgrumbullimin dhe pastaj te hedhin te tjera mbeturina!

Ne kontratat e shumta qe behen eshte parashikuar qe incineratori do te pastronte edhe mbeturinat e grumbulluara prej vitesh ne kete vendgrumbullim, por çdo dite ketu me urdher te Subashit u vihet flaka mbeturinave, dhe patjeter qe do te faturohen si mbeturina qe i konsumoi incineratori!
Jane te pangopur ne babezine e tyre, jane hajdute dhe abuzues te pandreqshem, jane te kapur dhe te korruptuar ne palce!

U bej thirrje qytetareve Fierake te reagojne, ne duhet te kundershtojme me force kete lloj sjellje te pushtetareve te korruptuar, kete abuzim te pa shembullt, keto vjedhje marramendese!

Mjafte me!

Mjafte me!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb