Tragjedia me të cilën po përballet sot Greqia, pas zjarreve masive që shkaktuan 76 të vdekur, ka prekur zemrat e të gjithëve. Telekom Albania iu është bashkuar solidarizimit për ngjarjen, ndërsa ka ofruar ndihmë për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Athinë.

Mësohet se për orët në vazhdim, deri më 25 korrik, ora 18:00 abonentët e Telekom Albania nuk do të tarifojë për SMS të dërguara drejt numrave grekë. Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Z. Dimitris Blatsios, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e prekura nga katastrofa e shkaktuar prej zjarrit në periferinë e Athinës.

“Solidarizohemi me të gjitha grupet e shpëtimit, të cilët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar gjendjen drejt normalizimit. Ne ndjejmë detyrimin që t’i qëndrojmë pranë abonentëve tanë dhe të afërmve të tyre që jetojnë në Greqi, sidomos në këto çaste të vështira. Prandaj, morëm vendimin që të mundësojmë komunikimin falas gjatë këtyre orëve kritike“, shprehet ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb