Një zjarr masiv përfshiu disa depozita të cilat ndodhen në hyrje të Vlorësdhe që prej vitesh janë jashtë funksionit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se situata në pjesën perëndimore është më alarmante, pasi rrezikohet një pjesë e bizneseve.

Aktualisht ka nisur djegia e disa mjeteve të rënda që mund të arrijnë në një vlerë qindra mijëra euro.

“Zjarri rrezikon të përpijë edhe godinën e biznesit. Flakët favorizohen nga era dhe është e domosdoshme një numër më i lartë zjarrfikësish”, tha ndër të tjera gazetari Enrik Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb