Detaje te reja nga zjarri në komisariatin numër 5 ku humbi jetën një 26-vjeçar. Sipas dosjes hetimore, Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e kaluar ai është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor. Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi.

Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të rënda. Është rekomanduar nga Avokati i Popullit mbyllja urgjente e tyre. Dyshohet se policët kanë qenë duke parë ndeshjen që kanë reaguar me vonesë. Për shkak se ambientet janë pa ajrim zjarri mund të shkrumbonte të gjithë komisariatin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: