Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu pasditen e sotme ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Raportohet se vatra e zjarrit ka nisur në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur disa kabuj elektrikë.
Ka qenë reagimi i vetë punonjësve të policisë ai që ka parandaluar përhapjen e flakëve, pasi efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke e fikur zjarrin me fikëset e dorës që ndodheshin në institucion.
Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.
