Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Lushnje ku një treg i fruta-perimeve u përfshi nga flakët,.

Ai ka theksuar se autoritetet duhet të zbardhin ngjarjen dhe të zbulohen shkaqet që sollën rënien e zjarrit.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të zbulojnë shkaqet e zjarrit, dëmshpërblimin e tregtarëve qe e paguajnë taksat për ushtrimin e aktivitetit. Rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme një rikonceptim tjetër pasi aty është efekt sere gjatë verës dhe shi e ftohtë që hyn gjatë dimrit, për të cilën, tregtarët, janë ankuar që në inaugurimin e tij”, ka thënë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: