Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi dyshohen për zjarrëvenie të qëllimshme dhe prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale është janë sekuestruar 110 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan /Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të zjarrvënies dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.

Procedohen penalisht dy shtetas për zjarrvënie.

Arrestohet në flagranë një shtetas dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për prerje të paligjshme të pyejeve. Gjithashtu procedohet penalish edhe Inspektori i pyjores.

Sekuestrohen ne cilësinë e provës materiale 110m³ lndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Belsh / Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Belsh, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin J.T., 35 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Belësh, pasi dyshohet se në fshatin Marinëz, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, për pasojë janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit B.T.

Peqin/ Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I.H., 60 vjeç, banues në fshatin Trash, Peqin, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Gryka e Asllanit”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin P.K., 55 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40m³ dru pa leje përkatëse si dhe dy mjete që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrë” , shtetasi O.L., 32 vjeç , banues në Prrenjas (inspektori i pyjores).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit V.K., 36 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 50 m³ pa leje përkatëse.

Si dhe shtetasin A.N., 60 vjeç, banues në banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materiale 20 m³ pa leje përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie apo të presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb