Deputetja e PD, Ina Zhupa, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se qeveria Rama emëroi dhe shkarkoi ministra, që sipas saj ndërrojnë vetëm kostumin, por i bashkon korrupsioni.
Ajo u shpreh se kontrollet e KLSH kanë nxjerr në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që “qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit”.
“E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre.
Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën ‘abuzimi’ siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja ‘vrastare’, por unë nuk e përdor, por zonja ‘abuzimi’ është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH.
Në vend ta çonit në SPAK e bëtë ministre arsimi, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni”, tha ajo.