*Të ardhurat e shitura nga një pjesë e punës së tyre shkojne për njerëzit në nevojë-
TIRANE-Nën kujdesin e Zonjës së Parë, Odeta Nishani, mbrëmë në ambientet e Presidencës u organizua hapja e ekspozitës “Expressing in colors” me punimet e zonjave Mrs. Ahouva Cohen, Mrs. Rita Hoffmann, Mrs. Betsy Ferries, Mrs. Grace Darlington, Mrs. Luisa Carver, Mrs. Merilee Esplin, Mrs. Nicole Graf dhe modelim me materiale të riciklueshme të znj. Isabel Tausch. “Mirënjohje për kontributin e tyre modest, pasi të ardhurat e shitura nga një pjesë e punës së tyre kanë shkuar për njerëzit në nevojë”, thekson Odeta Nishani lidhur me këtë aktivitet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: