Nuk ka ditë që ajo të mos e kujtojë vëllain e saj që humbi jetën në një aksident tragjik. Këngëtarja Barbana Dini ka kujtuar sot në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta vëllain e saj Ergi Dinin, me një mesazh prekës. Barbana i shkruan se e ka marrë malli dhe i drejton Zotit edhe një lutje.
“Zot, ma mbaj afër vetes…??
Më ka marrë malli për ty dhe për veten time kur isha me ty…Ergi”, shkruan Barbana.
Këngëtari 22-vjeçar, Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motor në Tiranë bashkë me shokun e tij Klejdi Halili.
(m.k/BalkanWeb)