Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni, që përfundoi mbi 50 metra në greminë, në Qafë Muzinë, duke iu marrë jetën pesë personave. “BalkanWeb” sjell fjalët e para të motrës së vajzës, e cila falënderon Zotin për këtë mrekulli.

“Nuk e di, nuk ka fat më të madh, nuk di çfarë të them. Motra po vinte tek unë, se ishim me pushime në Sarandë. Zoti është i madh, nuk e di”, thotë motra e të mbijetuarës mes lotësh.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e sotme, ku furgoni u përplas me një Fuoristradë tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua dhe që ishte me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar në kthesë.

Furgoni ra përmbys në greminë, ku ishte e vështirë nxjerrja e trupave. Tashmë, janë konfirmuar pesë viktima, tre prej të cilave janë identifikuar dhe dy të tjera ende.

“BalkanWeb” sjell pamje të reja nga furgoni, i cili siç shihet është shkatërruar totalisht, ndërsa letra e sende janë shpërndarë gjithandej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb