Policia e Himarës, ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Blutë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:

– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;
– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb