Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla deklaroi se në muajin mars do të ndihen efektet pozitive të vaksinimit.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Nikolla tha se tani në shkurt pritet që të vijnë 20 mijë vaksina, ndërsa shumë të tjera do të vijnë në mars.

 

 

“Qeveria përmbush detyrën e saj, nuk e sheh çështjen e vaksinës si politike. Problemi është këtu se unë besoj se vaksina do të vijë shumë shpejt. Javën që vjen do vijë një numër i madh dhe brenda muajit do të vijë AstraZeneca. Qeveria ka bërë një lëvizje të mirë, që ka bërë kontratë me Pfizer dhe COVAX që më pas të kemi dhe marrëveshje më kompani të tjera.  Programi që kemi bërë me ecjen, vaksinimin e mjekëve dhe për moshat mbi 65 vjeç, besoj se situata do të përmirësohet. Ne nuk mund të krahasohemi as me Gjermaninë dhe as me Italinë. Që nga muaj mars do të ndihet efekti i vaksinës. Duke llogaritur se sa do të vijnë në shkurt dhe në mars…Në shkurt do të vijnë të paktën 20 mijë vaksina. Por nuk ka dhënë COVAX një datë fikse. Ministria ka trajtuar 1 mijë vaksinues. Ata kanë përgatitur për 3 qendra kryesore, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë dhe më pas do të përcillen në qytetet e tjera. Rritja e vaksinimit, fakti që ka persona që e kalojnë pa asnjë simptomë, do të thotë se po shkojmë drejt një situate që të mendojmë pozitivisht. Shpresoj që në muajin mars të nisin efektet e para pozitive tek personat e sëmurë dhe të mjekët. Imunizimi nis që nga vaksina e parë.”, -tha Nikolla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb