Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi ka hequr dorë nga posti i saj. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Anila Denaj përmes një postimi në ‘Facebook’.

Kjo e fundit teksa ka zbuluar arsyen e këtij vendit, theksoi se Ikonomi do të largohet jashtë vendit, për t’iu bashkuar familjes së saj. Mes të tjerash ministrja e falënderoi Ikonomin dhe për kontributin e dhënë në disa nga reformat.

MESAZHI I DENAJT
Një falënderim të veçantë? për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.
Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar.
Suksese të mëtejshme Belinda!?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb