Regjistrohen tensionet e para në protestën e qytetarëve, që po mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër projektit për Zvërnecin. Teksa policia vendosi gardh metalik në Bulevard, disa qytetarë tentuan të çanin gardhin.
Ndërkohë disa protestue të ngelur në anën tjetër të urës së Lanës, tentojnë të bashkohen me turmën.
Nuk dihet nëse protestuesit do të lihen të shkojnë te Kryeministria. Protestuesit bëjnë thirrje të forta për policinë; hapni rrugën.
