Zyra konsullore e ambasadës së Shqipërisë në Romë njofton se ditën e nesërme do të pezullojë të gjitha shërbimet e saj për shkak se një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në njoftimin e ambasadës bëhet me dije se i janë nënshtruar testit dhe punonjësit e tjerë dhe se ndërkohë është duke u bërë dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.

Zyra konsullore e ambasadës në Romës bën me dije se nesër do të njoftojë dhe se kur nis puna pasi është në pritje të rezultateve të tamponit për punonjësit e tjerë të testuar.

?NJOFTIM‼️
Të nderuar bashkatdhetarë!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.
Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.
Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt.
Faleminderit!

121195902 3285633394869332 4616564299525000881 N
121195902 3285633394869332 4616564299525000881 N

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb