FRANCË- Adriano e nis nga Ligue2, kategoria e dytë franceze. “Perandori” zyrtarizon transferimin e tij tek Le Havre nëpërmjet Twitter-it. “Gëzuar Krishtlindjet tifozave të Le Havre. Jam shumë i lumtur të jem me ju në një sfidë të re sportive”, lexohej në postimin e ish-sulmuesit te Fiorentinës, Parma, Inter e Roma.

Pas gjashtë muajsh mungesë aktiviteti sportiv dhe pas dy muajsh tratativa me klubin francez, Adriano rikthehet të luajë futboll. “Perandori” kishte pranuar ofertën e Le Havre që në tetor, por më pas tratativat ishin ngrirë, si pasojë e kërkesave ekonomike të brazilianit.

Tani siç e konfirmon edhe vetë futbollisti, palët kanë rënë dakord dhe Adriano mund të rikthehet të luajë futboll. Pas gjashtë muajsh nga lamtumira me Atletico Paranaense, ish-ylli i Interit nis një aventurë të re në Francë. Le Havre nuk po kalon një moment të mirë në Ligue 2, e 11-ta në renditje, por me ardhjen e Adrianos mund të shpresojnë.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: