Atalanta ka njoftuar se trajneri Gian Piero Gasperini do të qëndrojë në Bergamo. Pavarësisht thashethemeve të fundit, klubi ka konfirmuar teknikun e njohur edhe për sezonin tjetër.

“Atalanta, me anë të administratorit të deleguar Luca Percassi, ka kënaqësinë që të lajmërojë qëndrimin e trajnerit Gian Piero Gasperini në pankinën zikaltër.

Pas takimit të zhvilluar pasditen e sotme, palët kanë gjetur mirëkuptimin e plotë për të vazhduar së bashku një rrugëtim të nisur shtatë vite më parë dhe i shoqëruar me rezultate të mëdha” – Shkruante klubi. Atalanta dështoi të kualifikohej në Champions League, teksa u rendit në vendin e pestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: