Kukësi ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro pak caste pas takimit kundër Teutës në “Niko Dovana” që u mbyll me shifrat 2-2. Sipas vetë njoftimit zyrtar të klubit verilindor, shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e fazës së tretë, që e kanë zbitur Kukësin në vendin e dytë 4 pikë larg Tiranës kryesuese.

Njoftim i klubit!

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: