Chelsea ka prezantuar këtë të dielë trajnerin e ri. Aventura e radhës si trajner e Xabi Alonsos, pas Leverkusenit dhe Real Madridit, do të jenë Blutë e Londrës në Premier League. Spanjolli do të marrë postin e tij më datë 1 korrik 2026, duke u fokusuar tërësisht te sezoni I ri. Katër muaj pasi u largua nga Santiago Bernabéu, trajneri 44-vjeçar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, pra deri në vitin 2030. Aktualisht londinezët janë jashtë kupave të europës, me vetëm dy ndeshje të mbetura në kampionat, të cilat nuk e garantojnë kualifikimin, ndërkohë që të shtunën humbën një shans të artë, pasi u mposhtën ne FA Cup nga City.
Pavarësisht periudhës jo të mirë me Realin, ku u shkarkua, titulli në Bundesligë që ai fitoi me Leverkusenin mbart shumë peshë. Kjo është arsyeja pse Alonso është përzgjedhur nga drejtuesit e Chelsea për të qenë menaxher, jo vetëm trajner. Me fjalë të tjera, vendimmarrja e tij do të shtrihet përtej çështjeve thjesht taktike dhe futbollistike.
