Abissnet Superiore do të luajë javën e fundit të kampionatit të rregullt, pikërisht më 10 maj. Elbasani ka siguruar tashmë zyrtarisht, që do e nisë si vend i parë në Final Four. Dhe nëse Elbasani e humbet takimin ndaj Tiranës dhe Vllaznia fiton përballë Flamurtarit, sërish me përgjysmim pikësh në Final Four të dyja ekipet do të kenë nga 31 pikë. Verdheblutë do përfitonin nga ndeshjet direkte, për të qenë mbi ekipin e Edi Martinit.

Çudia është se Vllaznia do e mbyllte kampionatin me 63 pikë sipas këtij skenari, ndërsa Elbasani i Gvozdenoviç me 62 pikë. Sërish, kuqeblutë do ishin vend i dytë në Final Four. Vllaznisë do i bënte punë vendi i parë në renditjen e kampionatit të rregullt, vetëm sa i përket kalendarit. Kjo pasi axhenda e Final Four ndërtohet sipas verdikteve përfundimtare të 36 javëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: