UEFA Champions League do të pësojë ndryshime duke filluar nga sezoni 2024-2025.  Gjithçka është zyrtarizuar nga vetë UEFA, e cila ka bërë shpjegimin përkatës.

Në kompeticionin më të rëndësishëm europian nuk do marrin pjesë 32 skuadra, por 36 të tilla. 2 nga 4 ekipet shtesë do të caktohen nga sistemi i koeficientëve kombëtarë, pra e thënë më mirë, varet nga përformanca e skuadra dhe numri i pikëve të grumbulluara.

2 klubet e tjera që do “përqafojnë” Championsin do të  vijnë nga Franca ose Portugalia dhe një ekip që s’ia ka dalë të shkojë automatakisht.

 

 

Tjetër ndryshim që vlen të theksohet është rritja e numrit të sfidave në grup, ku nga 6-të, tashmë do jenë 8 ndeshje.Miratimi i përditësimeve u bë pas një diskutimi të gjatë.

Njoftimi  i UEFA:

 

Duke shtuar numrin total të skuadrave nga 32 në 36 në UEFA Champions League, ndryshimi më i madh do të shohë një transformim nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme të ligës duke përfshirë të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Secilit klub tani do t’i garantohen një minimum prej 8 ndeshjesh të fazës së ligës kundër 8 kundërshtarëve të ndryshëm (katër ndeshje në shtëpi, katër jashtë) në vend të gjashtë ndeshjeve të mëparshme kundër tre skuadrave.

Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e nëntë deri në vendin e 24-të do të garojnë në një play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre në 16-shen e fundit të kompeticionit.

Ndryshime të ngjashme të formatit do të aplikohen edhe në UEFA Europa League (8 ndeshje në fazën e ligës) dhe UEFA Europa Conference League (6 ndeshje në fazën e ligës) dhe të dyja do të përfshijnë gjithashtu 36 ekipe në fazën e ligës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb