Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare: Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner i Man.City, me teknikun spanjoll që do të largohet në fund të këtij sezoni. Për të bërë publik këtë vendim ka menduar vetë klubi i Man.City me anë të një deklarate për mediat:

“Pep Guardiola do të largohet nga stoli i Man.City në fund të këtij sezoni. Tekniku spanjoll erdhi në verën e vitit 2016 dhe në këto 10 vite ka transformuar totalisht këtë ekip. Largohet pasi ka fituar 20 trofe duket u shndërruar në trajnerin më fitues në historinë e klubit tonë. Pavarësisht se do të largohet nga drejtimi i ekipit, Pep Guardiola do të marrë rolin e ambasadorit të klubit”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Man.City.

Në reagimin e tij të parë, Pep Guardiola theksoi se nuk kishte një arsye të veçantë për këtë vendim, por largohet i plotësuar dhe me falënderime: “Mos më pyetni arsyet pse po largohem. Nuk ka arsye, por thellë brenda meje e dija që kishte ardhur koha. Asgjë nuk është e përjetshme, nëse do të ishte, do të isha këtu. E përjetshme do të jetë ndjenja, njerëzit, kujtimet dhe dashuria që kam për Man.City”, u shpreh Guardiola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb