Më në fund, tashmë është zyrtare Interi ka shkarkuar trajnerin  Stefano Pioli. Trajneri kishte marrë postin e trajnerit të zikaltërve në mes të sezonit duke  zëvendësuar holandezin Frank De Boerin.

“FC Internazionale Milano njofton se Stefano Pioli është larguar nga posti i trajnerit së bashku me stafin e tij teknik. Interi e falënderon Stefanon për bashkëpunimin, dedikimin dhe punën e madhe me klubin. Stefano Vecchi, trajneri i të rinjve do ta marr drejtimin e klubin për ndeshjet e mbetura. Klubi nga tani do të fillojë të përgatitet për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.

Antonio Conte, Diego Simeone dhe Luciano Spalletti janë tre emrat më të përfolur në mediat sportive italiane si kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e Interit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb