Isco është zyrtarizuar te skuadra e Sevillas. Klubi i njohur i La Liga ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish-lojtarin e Real Madrid, me të cilin pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Mesfushori spanjoll la pas shumë vitesh Los Blancos, me deshirën për të nisur një aventurë të re. Isco ka dalë nga të rinjtë e Valencias, ku ka veshur fanellën e skuadrës U19 dhe asaj B.

“Ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Iscon që mesfushori andaluzian të bëhet nënshkrimi ynë i tretë i merkatos.Ai tashmë ka mbërritur në Sevilla përpara se t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: