Merveil Ndockyt, ish-lojtari i Tiranës, që shkëlqeu dy sezone më parë në Kategorinë Superiore, është zyrtarisht pjesë e një prej klubeve më të mëdha të botës, Barcelonës! Lojtari që u transferua në Spanjë te Getafe, ka rënë në sy të krerëve të Barcelonës, të cilët kanë vendosur ta huazojnë 20-vjeçarin.

Merveil do të aktivizohet te skuadra e dytë katalanase, ose më saktë Barcelona B, e cila aktualisht militon në ligën e tretë spanjolle.

Gjithsesi, të mendosh se çfarë hapi në karrierë ka pasur Merveil Ndockyt, është vërtet për t’u admiruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb