Emir Sahiti do të vazhdojë të qëndrojë te Hajduk Split. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do e mbajë të lidhur me kroatët deri në vitin 2026.

“Ndihem mirë pasi kam qenë këtu për 5 vite dhe tashmë mund të them se ndihem si në shtëpi.

Po rritem si lojtar dita ditës, pasi këtu ka shumë futbollistë me eksperiencë nga të cilët unë po mësoj shumë. Shpresoj të vazhdojë me ndeshje akoma dhe më të mira dhe të tregoj që kam kualitet në fushë. Unë do të vazhdoj të jap më të mirë në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për suportin e fansave që na mbështesin” – Tha ai. Sahiti shpreson se do të shndërrohet në protagonist kryesor te skuadra e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: