Tashmë është zyrtare: Ylber Ramadani është një futbollist i Lecces. Mesfushori kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore ndërsa këtë të premte është prezantuar në zyrat e klubit, i shoqëruar nga menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti. Ramadani firmosi një kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mesfushori kuqezi do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ramadanit i kushtoi Lecces 1,2 milionë euro ndërsa Aberdin do të mbajë edhe 10% të kartonit. Ramadani i bashkohet në këtë mënyrë kolonisë kuqezi që aktivizohet në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb