Tani është zyrtare. Vincennzo Montella rikthehet në Serie A, duke u ulur sërish në pankinën e Fiorentinës. Trajneri ka zëvendësuar Stefano Piolin, i cili u shkarkua nga detyra pas rezultateve negative që skuadra vjollcë ka regjistruar në javët e fundit të kampionatit italian. Montela ishte pa skuadër që pas largimit nga Sevilla në fillim të kërkoj sezoni. Kjo është aventura e dytë e ish-sulmuesit në krye të stafit teknik të Fiorentinës.

1514472336 375166 1514472434 Noticia Normal
1514472336 375166 1514472434 Noticia Normal

Më parë ai e kishte drejtuar këtë skuadër për tre sezone, nga viti 2012 deri në vitin 2015. Montella ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2020, nga e cila do të fitojë rreth 1.5 milion euro. Trajneri 44-vjeçar e gjen ekipin nga Firenze në vendin e 10-të me 39 pikë të grumbulluara në 31 ndeshje të luajtura në këtë sezon të Serie A. Asnjë objektiv madhor nuk ka mbetur në lojë për Montella, që mision të parë dhe kryesor ka rikthimin e ekipit te Fitorja, pas një serie negative me tre barazimi dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: