Këtë të enjte pasdite janë luajtur dy ndeshjet e para çerekfinale të Conference League. Në “Doosan Arena”, Fiorentina nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në aktin e parë ndaj Victoria Plzen.

Në pjesën e parë, skuadra violë ishte disi më kërkuese në fushë, por pa mundur dot të zhbllokojë llogaritë. Belotti me shokë zhvendosën kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, duke ushtruar presion konstant, pa rezultat.

Në pjesën e dytë, vendasit çek morën masa dhe nuk lejuan shumë hapësira. Shumë pak për të folur për Plzen, përveç ndonjë rasti sporadik. Në minutat e fundit ra ndjeshëm ritmi në fushën e lojës, kjo për shkak edhe të lodhjes.

Në të 82-tën, një krosim i Biraghit nga goditja e këndit nuk u shfrytëzua si duhet nga Nico Gonzales, me argjentinasin që s’u koordinua mirë me kokë, duke dërguar topin jashtë. Kështu, skuadra e kualifikuar do vendoset në ndeshjen e kthimit, në Itali. Në takimin tjetër, Olympiacos triumfon 3-2 ndaj Fenerbahces.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: