Sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi ka mbetur pa trajner. Së fundmi, klubi i Tranzponspor ka liruar nga detyra e tij teknikun Fatih Tekke. Vendimi, vjen pas disfatës ndaj Amedspor në kampionat.

“Zëvendëspresidenti ynë, Serkan Kılıç, u takua me trajnerin, Fatih Tekke, dhe së bashku vlerësuan në mënyrë të detajuar situatën aktuale dhe të ardhmen e ekipit tonë. Si rezultat i bisedimeve të zhvilluara, kemi marrë vendimin që, në mirëkuptim të ndërsjellë me Fatih Tekken dhe në përputhje me interesat e Trabzonsporit dhe objektivat tona për të ardhmen, të ndahen rrugët tona” – Shkruan Trabzonspor. Me interes pritet të shihet kush do jetë trajneri i ri i Trabzon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb