Kukësi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me 3 lojtarë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, verilindorët bëjnë me dije se  Tiago Ferreira, Layton Ndukëu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e skuadrës.

“FK Kukësi njofton se futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukëu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e klubit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre” – shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: