Sassuolo ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e portierit dardan Aro Muriç. Vendimi është publikuar së fundmi prej klubit nga Reggio Emilia, në një postim në rrjetet sociale.

“Sasuolo njofton se ka ushtruar të drejtën e saj për të blerë përgjithmonë performancat sportive të lojtarit Arijanet Muriç nga Ipswiç.

Portieri kosovar mbërriti te Sasuolo në verën e vitit 2025 pas përvojës së tij në Premier Ligë. Ai bëri 32 paraqitje duke luajtur 2,880 minuta”, thuhet në deklaratën e klubit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: