Këshilli i Ministrave ka vendosur zyrtarisht hapjen e ambasadës shqiptare ne Kiev.

Ashtu siç ishte paralajmëruar Qeveria ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapjen e misionit diplomatik në kryeqytetin ukrainas.

VENDIMI:

HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E UKRAINËS, KIEV

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e Misionit Diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
  2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.
  3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: