Celta Vigo ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Rafa Benitez. Lajmi është dhënë nga klubi spanjoll, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Rafa Benitez dhe Celta RC kanë ndarë rrugët. Falënderimet më të thella për Rafa Benitezin dhe stafit të tij për përfshirjen, sinqeritetin dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga mbërritja e tyre në klub. Fat të mbarë dhe suksese në të ardhmen!” – Shkruan klubi.

Celta Vigo po kalon një periudhë të vështirë, ku në 5 ndeshjet e fundit, në 3 prej tyre ka pësuar disfatë. Rafa Benitez qëndroi në krye të pankinës së skuadrës për 33 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.09 pikë për ndeshje.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: