Serie A do të rinisë! Pas një takimi që zgjati më pak se një orë mes qeverisë dhe krerëve të futbollit, ministri Spadafora ka shkuar te kryeministri Konte dhe ka caktuar datën e fillimit të kampionatit: 20 qershori.

“Takimi ka qenë shumë i domosdoshëm – tha Spadafora -, tani Italia po riniset dhe është e drejtë që të rinisë dhe futbolli. Sot erdhi “ok” nga Komisioni Teknik Shkencor për protokollin e federatës, që konrimon detyrimin e karantinës në rast të një lojtari pozitiv dhe që siguron se ecuria e tamponëve të lojtarëve nuk do të dëmtojë ecurinë e tamponëve për italianët. Nëse kurba e infektimeve do të rritet dhe kampionati do të jetë i detyruar të ndalet sërish, federata më ka siguruar për garancinë e një plani B, play-offin, dhe të një plani C, ngrirjen e renditjes. Në bazë të gjithë kësaj, mund të themi se kampionati mund të nisë më 20 qershor. Ekziston mundësia që më 13-17 të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës së Italisë”.

Takimi i zhvilluar nëpërmjet videokonferencës nisi në orën 18:30 dhe ka pasur protagonistë Ministrin e Sportit Vinçenzo Spadafora, Federatën Italiane, Ligën, Sindikatën e Lojtarëve, Sindikatën e Trajnerëve dhe Sindikatën e Gjyqtarëve.

Takimi nisi me optimizën pasi lajmi i ardhur nga Bolonja për rezultatin negativ të njërit prej pjestarëve të stafit të skuadrës, por mbi të gjitha për “ok” e Komisionit Teknik Shkencor për prokollin e Federatës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb