Pas largimit të Frank Lampard për rezultate të dobëta pas humbjes ndaj West Ham, u zyrtarizua ardhja e Sean Dyche si trajneri i ri i Everton.

Herën e fundit që Toffees fituan një ndeshje zyrtare ishte më 22 tetor të vitit të kaluar, ata janë në pozitën e 19-të, në nivel pikështë barabarta me Southampton-in.

Dyche ishte zgjedhja e dytë e klubit Merseyside pasi pronari Farhad Moshiri donte të emëronte në krye të ekipit, ish-menaxherin e Leeds United, Marcelo Bielsa.

“Është nder të bëhem trajner i Evertonit. Ekipi im dhe unë jemi të gatshëm dhe të etur për të ndihmuar që ky klub i madh të kthehet në rrugën e suksesit”, tha ai në prezantimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: