UEFA trondit botën e futbollit me vendimin kundër Mançester Sitit! Kampionët e Anglisë janë përjashtuar nga Europa për dy edicionet e ardhshme si dhe janë gjobitur plot 30 milionë euro nga qeveria europiane e futbollit. Gjithçka vjen si pasojë e hetimit të Trupës së Kontrollit Financiar (CFCB).

Uefa Siti
Uefa Siti

Në njoftimin e saj zyrtar, UEFA ndër të tjera shkuan:

“Trupi i Kontrollit Financiar në UEFA (CFCB), i udhëhequr nga Hoze da Kunja Rodrigez, ka njoftuar ditën e sotme Mançester Sitin me vendimin përfundimtar për rastin në të cilin ai ishte bërë pjesë e hetimit të CFBC”.

“Siti ka thyer rregulloren e Licensimit të UEFA-s dhe të Fair Playt Financiar duke mbingarkuar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e tij dhe duke ndryshuar raportyet që ka sjellë në UEFA ndërmjet vitete 2012-2016. Gjithashtu klubi nuk ka bashkëvepruar me hetuesit”.

“Ndaj Mançester Siti është përjashtuar nga veprimtaritë e UEFA-s për dy edicionet e ardhshme (2020/21 dhe 2021/22) si dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Ankimimi i vendimit bëhet në KAS-in e Lozanës”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb