Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters të enjten se nuk është arritur asnjë marrëveshje në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit , por mosmarrëveshjet janë zbutur.

Ai vuri në dukje gjithashtu se problemet më të mëdha në negociata kanë të bëjnë me uraniumin e pasuruar të Iranit dhe statusin e Ngushticës së Hormuzit.

Lufta, e cila shpërtheu më 28 shkurt me fillimin e operacioneve ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit, është përhapur në Lindjen e Mesme më gjerë. Pas një armëpushimi të brishtë që u njoftua më 8 prill, negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit, të ndërmjetësuara nga Pakistani kanë vazhduar pa ndonjë përparim të dukshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb