Aurelio De Laurenttis, presidenti i Napolit, i befasoi të gjithë sot teksa deklaroi se Roma dhe Liverpool kanë të njëjtin pronar dhe ndaj duhet të përjashtohen nga “Championsi”. Me tej numri 1 i napolitanëve shtoi se këtë ia kishte thënë një zog, por e kishte vërtetuar me transferimin e Alisson.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigjja e presidentit të Romës. James Pallotta, nëpërmjet faqes në ‘twitter’ të klubit ka shkruar: “Ç’mendoni se Aurelio pi atje në Napoli? Le të flasë edhe njëherë me atë zogun, se ndoshta i thotë që kemi edhe Bayernin e Barcelonën”, tha bosi i verdhekuqve, duke ironizuar jo pak me De Laurentiis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb