Një histori shumë e bukur dashurie ajo që Ambra Angiolini po jeton me trajnerin e Juventusit Massimiliano Allegri.

Dy vite më parë zemra e saj reshti së rrahuri për një njeri të madh si Francesco Renga, babai i dy fëmijëve të saj, për tu dashuruar me një tjetër burrë (Massimiliano Allegri) ‘që e ka bërë me një ëmbëlsi që nuk mund të tregohet’. Kështu shkruan për Vanity Faircome, Angiolini, e cila thotë: ‘Allegri ishte i vetmi burrë në jetë i aftë të më përqafojë pa më shtrënguar’.

Ambra Angiolini tregon për herë të parë se si ka ndryshuar jeta e saj sentimentale.

“Nuk më vjen më turp nga asgjë, i zgjedh njerëzit me të cilët dua të bëjë rrugën time dhe kam dëshirë të harxhoj kohë duke kërkuar pikëpamjen time, edhe nëse del një budallallëk, nuk ka rëndësi, thotë.

’Kur mbaroi historia e mëparshme kisha nevojë të bëja diçka për veten. Hoqa një vello dhe nuk e bëra as për altruizëm, as për qejf, as siç thonë të tjerët duke më nervozuar, për fëmijët. Kisha nevojë të shkëlqeja, sepse nëse nuk shkëlqej unë dhe nuk jam e lumtur, nuk mund të jenë as ata që unë i dua shumë’.

Me Allegrin gjithçka filloi me disa mesazhe. ’’Më pas u takuam. Erdhi ajo që unë s’po kërkoja, por që ishte e nevojshme ta gjeja. Dhe është aq e bukur saqë nuk më intereson nëse dikush kupton, i pëlqen, apo i vjen keq. Për herë të parë më intereson vetëm një gjë” të dijë që ai do të kthehet tek unë. Gjithmonë’.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb