Ky që dëgjoni në video është kryetari i PD Elmas Haruni. Ai është ndaluar dje nga policia pasi ka kundërshtuar forcat e rendit. Haruni ishte pasagjer në një automjet kur është ndaluar nga policia.
Ndërkaq pas ngjarjes reagoi deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i cili e quajti ndalimin politik. Sipas Boçit, arrestimi u bë ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit.
“BalkanWeb” sjell të plotë videon e sherrit të kryetarit të PD Gramsh me policinë.
(BalkanWeb)