Mario Balotelli ka befasuar këdo sot duke u rikthyer të stërvitet me klubin e Nice.

Italianit i ka skaduar kontrata më 30 qershor dhe ishte një lojtar i lirë, por për mënyrën e largimit është kritikuar shumë nga trajneri i ri i Nice, Patric Viera.

27-vjeçari pak ditë më parë u shfaq te Marseille, por duket se situata ditët e fundit ka ndryshuar dhe ‘Super-Mario’ është rikthyer te ish-klubi.

Kujtojmë që Nice i ka nisur përgatitjet më 2 korrik dhe sot Balotelli ka kryer stërvitje të personalizuar derisa të arrijë formën e shokëve të skuadrës.

Në këtë mënyrë konfirmohet se për sulmuesin italian pavarësisht trumbetimit me të madhe nuk ka patur oferta. Për të thuhej se ishin të interesuara një sërë klubesh të “Seria A”, me Napolin, Fiorentinën, Parmën, por jo vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb