Në KAS ka nisur gjyqi ndërmjet Skënderbeut dhe UEFA-s! Ky është njoftimi që vjen zyrtarisht nga selia e Gjykatës së Arbitrazit Sportiv të Lozanës. Sipas përgjigjes zyrtare që sekretariati i KAS-it, i ka kthyer gazetarit Jeton Selimi, “është në progres një procedurë arbitrazhi ndërmjet KF Skënderbeut dhe UEFA-s përballë tribunalit të Arbitrazhit Sportiv”.

Gjithsesi, KAS nuk jep më shumë informacion në bëhet fjalë për padinë që Skënderbeu nga ngritur ndaj vendimit të formës së prerë që Apeli i UEFA-s dha, duke konfirmuar pezullimin 10-vjeçar dhe gjobën prej 1 milion eurosh nga ana e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, apo nëse po shqyrtohet kërkesa e Skënderbeut për të pezulluar dënimin e UEFA-s deri në përfundim të gjykimit të çështjes nga ana e KAS-it, që do t’i lejonte klubit kampion të Shqipërisë të përfaqësohej në Champions League në edicionin që është në prag.

Gjithsesi, në një komunikim të mëparshëm me sekretariatin e KAS-it, është konfirmuar padia e Skënderbeut ndaj dënimit UEFA-s, ndaj ekzistojnë mëdyshjet nëse kjo procedurë arbitrazhi që ka nisur në Lozanë është gjyqi vendimtar ndaj UEFA-s, apo shqyrtimi i kërkesës së Skënderbeut për të pezulluar efektet e dënimit deri në një vendim përfundimtar. Gjithsesi, kjo pritet të qartësohet në vijim.
kas-pergjigjja-1
kas-pergjigjja
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: