TIRANE– Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka sulmuar qeverinë ‘Rama’, ndërsa nuk kurseu akuzat dhe për kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Balliu tha se qeveria ka zgjedhur bandat dhe korrupsionin.

REAGIMI I BALLIUT
Kjo qeveri ka zgjedhur bandat, krimin, korrupsionin dhe drogën. Duke braktisur qytetarët dhe të ardhmen perëndimore të vendit, qeveria e Kryebanditit ka zgjedhur që të pasurojë oligarkët dhe klientët e saj.
Por ka një shpresë.
Partia Demokratike dhe lidershipi i saj. Forca e parë perëndimore në vend ka fokusin e saj tek mirëqenia e qytetarëve dhe aleatët më të mirë BE dhe SHBA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: