Prifti korçar, i cili kreu shërbesë fetare në një pikë lotoje, Spiro Katundi, thotë se ishte thjesht një bekim për një biznes të ri. Në një rrëfim për “Panorama Sport”, At Spiro Katundi saktëson se nuk shkon kurrë nëpër loto që të bekojë bastexhinjtë, por jep bekime vetëm në një biznes të ri që mund të ndërtohet.

“Është e vërtetë që ka njerëz që nuk i njohin shërbesat dhe kjo është për të ardhur keq. Kisha ortodokse ka një numër të madh shërbesash. Ne u përgjigjemi njerëzve që nga themelet e godinës dhe biznesit. Më pas, kush e përdor biznesin për mirë, për mirë i qoftë, kush jo, e di Zoti se ç’mund të bëjë me të. Ne i përgjigjemi për investimet që ata kanë bërë dhe japim bekimet tona, në mënyrë që ata të kenë mirë- si. Kjo shërbesë, që quhet shërbesa e najazmës, njihet ndryshe si shërbesa e ujit të bekuar. Në këtë rast, edhe kudo ku bëhet një shërbesë e tillë familjare, bëhet me njerëz të afërm të një familjeje. Keqinterpretimi ka ardhur nga padija.

Ne nisemi nga bekimi dhe, më pas, kushdo mund të mendojë sipas asaj që do. Është thjesht një bekim për mirësi dhe mbarësi. Transmetojmë vetëm bekimin e Zotit. Unë nuk mund të gjykoj asnjë njeri, por vetëm të jap bekime. Kushdo që është nxituar e ka për veten. U jap bekimin të gjithëve dhe do të vazhdoj punën time si prift që jam dhe do të jap bekime aq mundësi sa kam. Unë nuk shkoj nëpër loto që të bekoj ata që luajnë skedina, por thjesht do të shkoj të bekoj biznesin e tyre për sa ata e përdorin për mirë”, thotë At Simon Katundi për gazetën.
spiro-katundi-prifti-470x353
Ndërkaq, ai fl et edhe për të kaluarën e tij si artist dhe si këngëtar. “Në të kaluarën kam qenë pjesë për shumë vite me estradën e Korçës që fëmijë e derisa u rihap kisha dhe e drejta fetare. Babai im ka qenë prift dhe ka shërbyer në këtë kishë. Unë mendova që të ndiqja traditën e familjes që vijon prej tre brezash. Tashmë kam 25 vite që jam klerik në kishën ortodokse Burimi Jetëdhënës. Jam më i vjetëri në qytetin e Korçës nga klerikët”, thotë At Spiro Katundi për gazetën.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/flet-prifti-qe-bekoi-loton-situata-u-keqinterpretua-ja-pse-shkova-ne-bastore/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: