Një prift në Ruvo di Puglia, provincë e Barit, ka kremtuar një meshë me një mantel me ngjyrat e leopardit, ndërsa shkaktoi indinjatë te besimtarët, shkruan il messaggero.

Imzot Nicola Girasoli, kremtoi meshën së bashku me peshkopin e Molfettas, imzot Domenico Cornacchia, i veshur me një mantel leopardi.

Zgjedhja u kritikua ashpër nga besimtarët dhe nga publiku i rrjeteve sociale (ku u publikuan fotot e ceremonisë) me komente si ”komplimente për pamjen”.

Katedralja, në faqen e saj në Facebook, ka shpjeguar se është një veshje ceremoniale që është pjesë e traditës vendase dhe i kushtohet popujve afrikanë.

“Gëzofi i veshur për meshën është pjesë e shprehjes lokale të liturgjisë zyrtare të të varfërve. Popujt afrikanë e respektojnë mesazhin baritor të veshjes. Kjo mënyrë veshjeje u përdor për të falënderuar Zotin për ndërtimin e një shtëpie për më nevojtarët”, thuhet në njoftimin e katedrales.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: