Feja dhe statistikat fetare nė Shqipėri

Feja dhe statistikat fetare nė Shqipėri

(1/1)

kadrifusha:
Pjesa mė e madhe shqiptarėve sot nė Shqipėri i pėrkasin njė konglomerati jo-fetar dhe ateist qė kap rreth 75% tė popullsisė.


Historiku i shkurtėr

Nė lashtėsi duke filluar qė me pellazgėt e mes ilirėve deri nė krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore tė adhurimit tė natyrės kanė qenė Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme tė kristianizmit si fe tė regjimit arrijmė nė mesjetė, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisė sė Arbrit ishte ende pagane, ndėrsa gjysma tjetėr ndahej, sipas terminologjisė venedikase, mes latinėve (katolikėve) dhe skizmatikėve (ortodoksėve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendėn atėbotė pėrballė zėvendėsimit tė udhėheqjes kristiane armeno-siriane tė Bizantit, me udhėheqjen dhe fenė e re myslimane turko-arabe qė vinte tė zgjaste sundimin e Azisė nė Ballkan dhe 500 vjet tė tjera. Jo mė kot dhe populli e quajti ushtrinė turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjė dallim mes tyre. Vlen tė theksohet dhe se nė mesjetė myslimanizmi konsiderohej nga bizantinėt si herezi kristiane.

Sundimi fetar bizantino-osman do tė pėrfundojė zyrtarisht pėr ne nė vitin 1912 me shpalljen e pavarėsisė duke sjellė nė pah njė popullsi pagane, kristiane e myslimane nė Shqipėri. Kėtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, qė jo rastėsisht, duke nisur qė me pėrpjekjet e Rilindjes mishėruar nė shprehjen e mirėnjohur tė Pashko Vasės, qė prej 1912 ka punuar pėr dobėsimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetė aziatike si importe tė padėshiruara kulturore. Qėndrimet e Nolit me jehonėn e shumė intelektualėve tė tjerė pėr pavarėsimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do tė bėhen realitet.

Programi i qeverisė sė Zogut ėshtė ai qė pėr herė tė parė mes tė tjerash bėnte fjalė dhe pėr "reforma fetare". Por ē'ishin kėto reforma?

Nė 1923 me drejtimin e qeverisė mblidhet nė Tiranė Kongresi i Myslimanėve Shqiptarė ku vendoset asgjė mė pak se: shkėputja nga Kalifati, heqja e ferexhesė, kryerja e lutjes nė kėmbė dhe abrogimi i poligamisė, pra njė ēmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Nė vazhdim mė 1929 qeveria e shpall Kishėn Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjė qė ratifikohet nga Patriarkana vetėm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, nė vitin 1937. Ndėrkohė, po nė kėtė periudhė, do tė kryhet dhe i vetmi census mbi pėrkatėsinė fetare tė popullsisė nė Shqipėri. Ėshtė viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratės turke, me vetėm tre opsione tė mundshme nė mėnyrė konvencionale popullsia e asaj kohe do tė caktohet si 70% myslimane (sunitė dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksė 20% dhe katolikė 10%), duke kapur njė numėr 100% besimtarėsh! Kėto numra janė dhe numrat pėrgjegjėse pėr propagandėn e sotme fetare. Nė shtetin e Zogut do tė shėnohen dhe pėrplasjet e para midis dėshirės pėr pushtet tė klerit dhe fuqisė sė vetė shtetit qė pėr ballafaqim do tė zbatojė kombėtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do tė arrijė nė ekstrem me vendosjen e diktaturės duke dhėnė sot njė shumicė dėrrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetėzon krejt 2'169 kishat, xhamitė e teqetė e vendit duke i kthyer nė qendra kulture pėr rininė. Priftėrinjtė dhe hoxhallarėt shtrėngohen tė braktisin tė "kaluarėn e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do tė burgosen e internohen madje dhjetėra do tė vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin nė antiteizmėn ekstrem shtetėror pėr herė tė parė nė histori. Nė vitin 1967 nga radhėt e rinisė nis shembja e objekteve tė kultit, duke lėnė nė kėmbė vetėm ato me vlerė historike, dhe Shqipėria shpallet zyrtarisht shteti i parė ateist nė botė. Qė prej atij ēasti ushtrimi i fesė do tė ndalohet me ligj.

Me zhbėrjen e feve semite, kjo diktaturė ndihmoi jo pak dhe nė zhdukjen e disa pjesėve tė traditės burimore pagane shqiptare, pasi fetė, me pėrjashtim tė sunitėve, nė pamundėsi pėr tė ērrėnjosur paganizmin, kishin trupėzuar mjaft elemente tė theksuara pagane nė ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku mė parė zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo nė tė cilat ishin ndėrtuar qėllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon tė kėmbėngulė dhe sot nė vizitėn e kėtyre vendeve tė stėrlashta tė kultit diellor, qė qoftė nga injoranca, qoftė nga synime tė tjera kanė nisur sėrish tė keqinterpretohen nga neofetarėt. Sidoqoftė vlen kėtu tė pėrmendet rrethi i Elbasanit pėr ruajtjen e vendosur tė festivalit pagan tė Ditės sė Verės, mė datė 14 mars, qė tashmė ėshtė shpallur dhe festė kombėtare nė Shqipėri.


Gjendja sot

Sot Shqipėria ėshtė shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi tė garantuar me kushtetutė. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katėr sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanė festa fetare tė caktuara si festa kombėtare pėr shkak tė prezencės historike nė vend. Arsimi publik ėshtė jofetar dhe indoktrinimi fetar nė to ndalohet me ligj. Nė dallim nga shumė vende tė tjera feja nė Shqipėri nuk pėrfshihet si lėndė mėsimore. Sipas tė dhėnave tė Departamentit Amerikan tė Shtetit nė vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentė. Qė prej 1991 shėnohet njė ardhje e madhe misionarėsh kristianė nga SHBA e cila filloi tė dobėsohej pas trazirave nė vend nė 1997. Bashkė me ta vijnė dhe misionarė myslimanė nga Arabia Saudite. Nė vitin 2002 do tė shėnohen 31 shoqata kristiane, qė pėrfaqėsojnė 45 organizma tė ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia nė tortėn fetare janė dhe 500-600 misionarė tė pavarur fesh tė ndryshme.

Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal nė vitin 1992 tė dhėnat japin njė pamje popullsie me 74% jo-fetarė. 2 Pas vitit 1993 e deri nė 2004 sipas sondazheve tė tė huajve nė vend rreth 50-65% e shqiptarėve deklarohen po ashtu jo-fetarė. 3 Nė vitet 2005-2006 vlerėsimet konkretizohen sėrish tek 72%-75% jo-fetarė. 1 4


Propaganda fetare

Institucionet fetare nė Shqipėri dhe vegla tė ndryshme tė tyre nė instanca shtetėrore, gjatė kėtyre dy dhjetėvjeēarėve kanė propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrė si tė mirėqena me marrėveshje, saqė ėshtė kthyer nė shabllon deklarimi i rremė se Shqipėria ka 70% myslimanė (qėllimshėm pa caktuar dhe pėrqindjen nė bektashinj dhe sunitė) dhe 30% kristianė (20% ortodoksė, 10% katolikė). Problemi kryesor i karakterit matematik me kėto "statistika" ėshtė se tregojnė dhe popullsi 100% besimtare, gjė qė ėshtė tė paktėn komike. Neomyslimanė tė caktuar, nė pozicione kyēe shtetėrore, pa marrė pėlqimin e popullit, e radhitėn Shqipėrinė nė Konferencėn Islamike nė vitin 1992, njė lajm qė ra si bombė atyre ditėve nė Shqipėri, por qė u hesht e ėmbėlsua me subvencionime tė majme arabo-saudite.

Qė prej vitit 1993 nė Shqipėri veprojnė dy fraksione tė rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili nė Kosovė dhe Maqedoni ka marrė dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytėzuar varfėrinė nė zona tė ndryshme tė vendit janė ndėrtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite nė vende ku rėndom nuk ka as besimtarė dhe tė cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnė realitetin. Pėr shkak tė kėtyre lėvizjeve tė njėanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundėr bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarė. Zonat rurale u pushtuan pėr rreth 6 vjet me program tė hollėsishėm pėr larjen e trurit tė fėmijve parashkollorė dhe indoktrinimin e tyre nė myslimanizėm. Tė gjitha kėto lejoheshin nga shteti, por fatkeqėsisht dhe nga prindėrit injorantė tė kėtyre fėmijėve. Megjithatė pėr shkaqe tė mirėnjohura dhe pėr arsye pragmatizmi numri i ateistėve dhe jofetarėve ndonėse pati njė rėnie sidomos nė vitet e para pas diktaturės ėshtė normalizuar sėrish pak a shumė nė tė njėjtat nivele.

Vlerėsimet sot janė se rreth 25% e popullsisė janė fetarė prej tė cilėve myslimanėt dhe kristianėt ndajnė afėrsisht tė njėjtat pėrqindje, me numėr "fetarėsh tė vėrtetė" tek 4-5%, por ku janė mė tė dukshėm kristianėt ortodoksė dhe myslimanėt sunitė.

Duhet pėrmendur fakti se ky realitet i cili mund tė konstatohet mjaft lehtė nėse jeton nė Shqipėri, luftohet nga dy degėzimet e mėsipėrme asimiluese po aq fort sa dhe serbėt e grekėt nėpėr shtyp dhe internet. Qėllimi pėr tė dy palėt ėshtė i njė karakteri tė ndryshėm propagandistik, por me zbatim tė njėjtė. Pėr pėrhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishėm dhe injoranca dhe papėrgjegjėsia e gazetarėve vendas dhe atyre tė huaj, ku kėta tė fundit sa herė qė pėrmendin Shqipėrinė i bashkėngjisin pa tė keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicė myslimane". Kėto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe pėrfaqėsitė e shtetit shqiptar nė dhé tė huaj nuk ndėrmarrin asnjė veprim pėr ruajtjen dhe paraqitjen e saktė tė imazhit tė vendit, saqė gjithsecili mund tė thotė ē'tė dojė pa asnjė lloj pasoje.

Ilustrim tė kėsaj dukurie pėrbėn dhe njė hollėsi me vizitėn e presidentit Bush. Dy ditė pėrpara vizitės Xhorxh Bushi do tė shprehet nė shtyp pėr Shqipėrinė si "vend mysliman", por gjatė dhe pas vizitės togu nė fjalė u zėvendėsua shprehimisht me "vend me tolerancė fetare". Gjasat janė qė dikush paska ndėrmarrė hapa saktėsimi, por problemi qėndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parė sidomos pėr tė theksuar idenė se ja "njė vend mysliman qė e do Perėndimin". Rasti mė flagrant syresh i ditėve tė fundit ishte dhe ky gazetar qė e ēon myslimanizmin nė Shqipėri nė cakun e 95%-it. Vetėm se ka njė problem, Shqipėria jo vetėm qė nuk ėshtė vend mysliman, jo vetėm qė nuk ka shumicė myslimane, por nuk ėshtė as vend me shumicė fetare!


Bes Molosi:
FILLIMISHT BESOHESHE NE PERENDITE PELLAZGE POR ME EMRA TE MODIFIKUAR NGA MBRETERIT LOKALE PER TE KRIJUAR NGJASHMERI ME EMRAT E TYRE . SHEMBULL MARSI QUHEJ MEDAUR , HERMESI REDON ETJ .
ME KOHEN E KOSTANTINIT FILLOI ZYRTARIZIMI I MONOTEIZMIT DHE NDALIMI E POLITEIZMIT . FILLIMISHT I GJITHE BALLKANI ISHTE KATOLIK . VETEM PAS NDARJES SE ROMES NE DY PJESE U KRIJUA PATRIARKANA E KOSTANTINOPOLIT . ME PAS PATRIARKANA MORRI ME VETE ATO TERRITORE QE FILLONIN NGA SHKUMBINI JUGORE NE LINJE HORIZONTALE DERI NE DETIN E ZI . ME PAS , PAS SHFARROSJES SE POPUJVE TE VJETER E ARDHJEN E SLLAVEVE KJO HARTE U LEKUNDE DISI . SERBET E MALAZEZET ORIGJINALISHT PERPUTHJEN ME MONOTEIZMIN E KISHIN ME KATOLICIZMIN ME PAS CAR DUSHANI VENDOSI TE PERPUTHTE ORTHODHOKSIZMIN PER TA PATUR ME TE LEHTE TE KISHTE KONTROLLIN FETAR TE PERANDORISE SE TIJ ETJ .
NE MESJETEN E VONE SHENOHET NJE HOLOKAUST PER BALLKANIN E LIRE SEPSE OSMANET SHPARTALLUAN VETE PERANDORINE BIZANTINE DUKE MOS LENE ME ASNJE BLLOKADE MES ANATOLISE E BALLKANIT KESHTU QE FILLON EDHE PERHAPJA E MYSLIMANIZMIT . PROPAGANDA KRISTIANOMANE QE KRYESISHT ISPIROHET NGA SKANDINAVET PRETENDON SE PERHAPJA E MYSLIMANIZMIT U BE ME DHUNE , MASAKRA E TERROR , POR NUK KA AS DHE NJE FAKT QE TE PROVOJE DICKA TE TILLE .
MYSLIMANIZMI U PERHAP PER TRI ARSYE KRYESORE :
1~KARRIERA USHTARAKE , NE USHTRI MUND TE BEHEJ KOMANDANT VETEM NJE MYSLIMAN .
2~KARRIERA POLITIKE , NE "PARLAMENT" E NE GOVERNATET LOKALE MUND TE DREJTONIN VETEM MYSLIMANET .
3~KARRIERA KOMERCIALE , NE PERANDORINE TREGTARET MYSLIMANE NUK PAGUANIN TAKSAT E PLOTA POR VETEM GJYSMEN E TYRE SEPSE PJESA TJETER U "FINANCOHEJ" NGA VETE SULLTANI , QE TREGONTE QARTE PARA KREREVE FETARE OSMANE SE AI E MERITONTE TE ISHTE EDHE KREU FETAR I PERANDORISE , PERVEC ROLIT TE PERANDORIT QE E KISHTE PER ARSYE GJAKU , NE KETE MENYRE AI TREGONTE SE ISHTE I BINDUR NDAJ ISLAMIT E URDHERAVE TE QUR'AN-IT .
NE EPOKEN MODERNE FETE U BENE SIMBOL I NACIONALIZMIT , ME QE SHQIPETARET ISHIN TE RRETHUAR NGA ORTHODHOKSET E HUAJ E SIDOMOS MUNGESA E NJE KISHE NE PRAG TE PAVARSISE COI SHUME SHQIPETARE PATRIOT TE ZGJIDHNIN MYSLIMANIZMIN . DICKA E TILLE ESHTE SHUME E DUKSHME TEK EMRAT E SHUME SHQIPETAREVE . NDERSA DUKE MOS PATUR FQINJE KATOLIK , NUK PATI NDRYSHIME DHE KATOLICIZMI U RUAJT NE TREVAT E VETA HISTORIKE .
SOT E KESAJ DITE NE FILL TE EPOKES DIXHITALE FEJA E KA HUMBUR KREDIBILITETIN E SAJ HISTORIK , E ESHTE DOBESUAR TERESISHT .
FETE NE SHQIPERI :
36% SUUNI ,
24% ORTHODHOKSE ,
11% KATOLIKE ,
2% SHI'IT ,
1% TE TJERE ,
~ATEISTE 26% .
 
 ;D

bert:
katolike ka me shume se 11%. ateistet jane grupi me i madh. ne islam ska me shume se 3-4 %. flas per shqiperine pasi kosova dhe maqedonia sdine se cfe kane. shumica atje e mbajne veten per myslimane pasi keshtu u thonin serbet per ti larguar ngo objektet e tyre fetare te krishtera. akoma zbatojne ate porosi

kadrifusha:
E verteta eshte se ska statistika te sakta prandaj grupe te ndryshme spekullojne me shifrat. Mire do ishte qe te behej nje rregjistrim per perkatesine ateiste ose fetare te shqiptareve.

Navigation

[0] Message Index